Deri më 22 qershor do të bëhet testimi i gazsjellësit Shkup-Gostivar

Deri më 22 qershor do të kryhet testim pneumatik i qëndrueshmërisë së gazsjellësit Shkup – Gostivar, për çka do të rregullohet lëvizja afër këtij seksioni të gazsjellësit.

Marketing

“Për shkak të sigurisë së qytetarëve, është paralajmëruar lëvizje e kufizuar në afërsi të seksionit të gazsjellësit Shkup – Gostivar, në rripin e sigurimit prej 100 metrave nga të dyja anët e gypit”, informojnë sot në mëngjes nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Siç sqarojnë nga QMK, kjo është për shkak të testimit pneumatik të qëndrueshmërisë dhe të papërshkueshmërisë së gazsjellësit magjistral në tre intervale kohore të njëpasnjëshme në periudhën deri 22 qershor.