Nëse ushtroni dhun mbi mjek përderisa ushtron profesionin e tij, është njësoj si të keni goditur një polic dhe denimi me të cilin mund te perballeni eshte 10 vite burg.Ministrja e drejtësië Renata Deskovska përkujton se ligji është i qartë në këtë drejtim. Dënimi më i ulët për sulm të përsonit zyrtar është dënim në të holla dhe burgim deri në tre vite,nëse përdoren armë dënimi është deri në 6 vite burgim, dhe nëse ka lëndime të rënda mund të jetë edhe deri në 10 vite.
“Në pajtueshmeri me ligjin amë mjekët dhe punonjësit shëndetësor kanë statusin e përsonave zyrtar gjatë kryerjes së oblogimeve të tyre. Nëse ndodh sulm gjatë kryerjes së veprimtarisë shëndetësore dënimet janë të njejta si të sulmoni polic. Qytetarët nuk janë të vetëdijshëm për këtë dhe është e nevojshme fushat me të cilën ata do të vetëdisohen”, tha Renata Deskovska, minsitre e drejtësis.
Asociacioni I mjekëve të rinj dhe specializantëve paralajmëruan protest për të mërkurën në ora 11 kundër dhunës ndaj mjekëve, ndërsa sot u mbajt debate ku nuk u ftuan as mjekët e rinj, as organizatorët e protestit dhe as gazetarët por vetem ministrat Spasovski, Filipce dhe Deskovska. E mjekët e rinj kanë reaguar se përse u lanë jashtë debatit.
Organizatorët u arsyetuan se ftesa ishte e hapur. Në odën e mjekëve këtë vit janë evidentuar 15 paraqitje për sulm të mjekëve, përderisa në 2015 ka pasur vetëm 5 paraqitje. Ministria e shëndetësis po ndërmer masa për të përmirësuar gjendjen. Gjithashtu për 10% është rritur numri i personelit shëndetësor me qëllim që të përmirësohen shërbimet, por thonë se duhet kohë që të shihet efekti i disa masave.