Deri në 6 orë pritje në Merdarë

Qendra për Menaxhimin Kufitar përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur së në dy pikë-kalimet kufitare me Serbinë, Merdarë dhe Jarinje, për të dalë nga Kosova duhet pritur tepër gjatë.

Vetëm në Merdarë duhet pritur deri në gjashtë orë, derisa në Jarinje deri në 1 orë e 40 minuta.

Marketing

Njoftimi i plotë:

Qendra kombëtare për menaxhim kufitar

Fluksi në disa nga pikat e kalimit kufitar

Pikat e Kalimit Kufitar Hyrje (min) Dalje (min)

– Merdarë                   10-15          340-360 

– Jarinje                       15-20          80-100

– Mutivodë                  05               30

– Dheu i Bardhë           05               10

– Vërmicë                     10-15         05-10

– Muçibabë                 15                60-90