Deri në gjysmë orë pritje në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë

“Dendësia e komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në VK Tabanoc dhe VK Bogorodicë koha e pritjse për dalje nga shteti është rreth gjysmë orë, kurse në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti”, thuhet në njoftimin e LAMM Maqedoni.

Marketing

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.