Deri në këtë datë pritet të shtyhet finalja e Big Brother VIP Albania

Me hyrje të shpeshta që po ndodhin thuajse çdo të dytin prime së fundmi, banorët e Big Brother VIP Albania 2 kanë filluar të hamendësojnë se finalja e madhe do të shtyhet.

Marketing

Se a do të vijojë BBVIP edhe pas afatit të parapërcaktuar, kjo gati se është konfirmuar. Këtë e bëri të ditur edhe vetë Arbana Osmani, gjatë prime-it të mbrëmshëm.

Ajo, me shaka u tha banorëve se do të qëndrojnë brenda shtëpisë edhe për tre muaj të tjerë, nën pretekstin se ata po ofrojnë ‘show’ që publiku po argëtohet jashtë mase.

Anipse deklarata e Arbanës nuk u duk fort serioze, iconstyle.al raporton se finalja e madhe pritet që të shtyhet edhe dy muaj.

16 maji mendohet se do të jetë dita kur do të marrë fund kjo eksperiencë për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Kujtojmë se aventura e tyre ka filluar më 25 dhjetor. Deri tash, banori që ka spikatur më së shumti është Luizi.

Marketing