Deri tani 642 punonjës mjekësor janë vaksinuar

Që kur filloi vaksinimi anti-Covid në Maqedoni të Veriut, ditën e mërkurë, janë vaksinuar 642 mjekë dhe infermiere nga spitalet Covid.

Marketing

“Imunizimi i punëtorëve mjekësorë zhvillohet normalisht dhe me kapacitet të plotë në spitalin modular të KIBFS në Shkup, ku janë vendosur6 pika vaksinimi, punohet në dy ndërrime nga ora 8 e mëngjesit deri në ora 8 pas dite, nga e hëna në të shtunë”, thuhej në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Personeli mjekësor është duke e pranuar vetëm dozën e parë të vaksinës Pfizer, ndërkohë të dytën duhet ta marrin pas 21 ditësh nga pranimi i saj.

T mobile In article [4] Laor
Ndryshe, deri më tani përmes ueb-faqes “Vakcinacija.mk” mbi 60 mijë janë paraqitur për vaksinim kundër KOVID-19, ndërsa përmes mjekut amë, për vaksinim janë paraqiturrreth 30 mijë.