Deri në mëngjes në Gjykatën Penale në Shkup kanë ardhur 12 kërkesa për amnisti për të akuzuarit e ngjarjeve të Kuvendit të Maqedonisë më 27 prill 2017.
Afati prej pesë ditëve për dorëzimin e kërkesave për amnisti përfundon nesër. Kërkesat të akuzuarit mund t’i dorëzojnë personalisht ose me postë.
Pas përfundimit të afatit për të kërkuar amnisti, Gjykata dhe Prokuroria do të kenë afat prej pesë ditë të përgjigjen kush do të amnistohet e kush jo.