Deri të martën edhe zyrtarisht Republika e Maqedonisë së Veriut

Pasi Greqia ratifikoi Protokollin për anëtarësim në NATO të Maqedonisë, dy vendet fqinje fillojnë edhe procedurat që Maqedonia e Veriut, të bëhet anëtare e plotë e aleancës Veri-Atlantike.

Marketing

Fillimisht, Greqia dhe Maqedonia, do të këmbejnë notat verbale, e më pas notë verbale të përbashkët do të dërgojnë në OKB-në.

Në vendin tonë, në Gazetën Zyrtare do të publikohet se ndryshimet kushtetuese kanë hyrë në fuqi dhe prej atij momenti fillon edhe zbatimi i tyre.

Pasi publikimit në Gazetën Zyrtare, vendi edhe zyrtarisht do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të njoftojë edhe vendet e OKB-së dhe organizatat tjera ndërkombëtare se emri i ri mund të hyjë në përdorim.
Të gjitha këto procedura do të bëhet më së voni deri të martën.