Deri të premten do të mbajë moti i qëndrueshëm dhe relativisht i ngrohtë. Nëpër lugina dhe përgjatë lumenjve do të ketë mjegull të mëngjesit dhe vranësira të ulëta, të cilat do të jenë më të theksuara nesër në mëngjes, informojnë nga DPHM.
Të shtunën do të ketë reshje të përkohshme shiu, kryesisht në pjesët perëndimore, ndërsa të dielën me reshjet e shiut do të fryjë edhe erë më e fortë veriperëndimore. Temperatura ditore të dielën do të jenë më të ulëta.