Derivatet e naftës, kërkohet rritja e çmimit të taksive

Rritja e çmimit të derivateve të naftës dukshëm ka prekur xhepin e qytetarëve. Ata thonë se përveç problemit primare sigurimin e ushqimit dhe veshmbathjen tani ballafaqohen edhe me shtrenjtimin e transporti publik.

Marketing

“Me 10 mijë denarë, nuk kemi kushte për jetë kurse çmimet por rriten, është një turp i madh për vendin. Jo vetëm që ka rritje tek transporti publik por edhe tek prodhimet ushqimore”.

“Çmimet nuk janë paralel me çmimet e naftës, janë më të lira. Transportuesit kanë probleme me bileta, duhet ti nxjerrin në biletari”, theksojnë qytetaret.

Rritja e çmimit të naftës, tashmë i shqetëson edhe taksi vozitësit. Ata thonë se para dy vitesh duheshin 2000 denar për të mbushur rezervuarin e automobilit, por tani nevojiten 3000 denarë.

“Sipas naftës që ka hyp, çmimet e taksive janë shumë të lira. Ka nevojë me rrit çmimin”, shprehet taksi vozitësi.
Rritja e çmimit të naftës ndikon drejtpërdrejtë në rritjen edhe të prodhimeve tjera. Rritja për 30 deri 40% e çmimit të naftës ka ndikuar edhe tek produktet tjera përfshi edhe prodhimet bujqësore.