Derivatet e naftës sot kanë çmime të reja

Komisioni Rregullator për Energjetik dje ka vendosur që të liroj çmimin e derivateve të naftës. Sipas vendimit të ri, dizeli do të lirohet për 2.5 denarë ndërsa benzinat për 1.50 denarë.

Marketing

Kësisoj pas mesnatës një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtoj 61.50 denarë, ndërsa çmimi i EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 63.50 denarë për litër.

Çmimi i dizelit do të kushtojë 58.50 denarë për litër. Vaji i lehtë për amvisëri do të shitet për 47.00 denarë për litër.

Marketing