Derkovski jep detaje për masat e reja për zgjedhjet presidenciale

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Oliver Derkovski, në emisionin Studio e Hapur në Televizionin SHENJA, ka folur për përgatitjet për zgjedhjet presidenciale. Ai ka folur për masat e reja që ka marrë ky institucion për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Marketing

“Do të jetë aktiv një numër telefoni ku qytetarët do të mund të thërrasin dhe të lajmërojnë për çdo parregullsi ose për ndonjë sqarim për të cilin kanë nevojë. Do të ketë edhe lehtësi për personat me nevoja të veçanta, për të cilët do të krijohen mundësi për të marrë pjesë në procesin e votimit”, ka deklaruar ndër të tjera Derkovski.

Ai ka thënë se masa të reja do të aplikohen edhe për votimin në shtëpitë e pleqve.

Marketing