Derkovski: Në Shtip votuan persona që duhet të jenë në izolim shtëpiak

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski, sot ishte në Shtip për të inspektuar procesin e votimit në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale. Ai për TV21, tha se në Shtip kanë votuar persona që duhet të jenë në izolim shtëpiak.

Marketing

“Kishte disa denoncime, në një apo dy vendvotime, se kanë votuar persona që duhet të jenë në izolim shtëpiak. Dhamë udhëzime që të lajmërohet MPB dhe policia për shkak se ata janë në kompetenca të tyre të bëjnë vërejtje zyrtare dhe të veprojnë më tej në përputhje me ligjin. Bordit zgjedhor i është dhënë udhëzim që të konstatojnë ngjarjen, kohën, personat që kanë bërë këtë gjë, që të mund të procedohet më pas e gjithë procedura”, deklaroi për TV21, Oliver Derkoski – Kryetar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Marketing