Derkovski: Numri prej 1.8 milion votues është real, presionet mbi KSHZ-në janë të mundshme

“Presionet janë gjithmonë të mundshme. Kjo përbërje e KSHZ-së do të tregojë se në Maqedoni mund më ndryshe të funksionohet. Nëse e kuptojmë detyrën, do t’i tejkalojmë presionet”. Kështu ka deklaruar kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski për Radio Evropa e Lirë.

Marketing

Lidhur me numrin e votuesve, Derkovski ka thënë se numri prej 1.8 milionë votues është real.

“Po, disa herë në disa raste vërtetoj se numri është real dhe se i gjithë ky konfuzion viteve të kaluara u krijua nga disa arsye tjera politike. Megjithatë punë e jona është që mos përziejmë KSHZ-në me politikën, sepse kjo punë e Listës zgjedhore është operacion statistikë. Janë përfshirë Enti për Statistika dhe Ministria e Punëve të Brendshme, kështu që me evidencat e tyre praktikisht hartohet Lista Zgjedhore”, thotë Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski.

Ai shton se qytetarët duhet ta kenë të qartë, dhe se të drejtë të jenë në Listën Zgjedhore ka secili qytetar i cili ka mbushur 18 vite dhe që ka letërnjoftim me afat apo leje të vozitjes të Republikës së Maqedonisë, dhe se, sipas tij, jo çdo kush që jeton në vend.

Derkoski i cili është në funksion me propozimin e VMRO-DPMNE-së, nuk përgjigjet në pyetjen direkte se a do t’ju bëj thirrje partia e tij anëtarëve të dalin në votime apo do ta bojkotojnë referendumin, duke thënë se bindjet e tij politike i lë në shtëpi.

“Pyetja juaj do t’i rrëzojë të gjitha konstatimet që i ceka për punën e KSHZ-së dhe për këtë shkak nuk u përgjigja, për shkak se jam anëtar i KSHZ-së dhe qëndrimet politike të mia i lë në shtëpi. Kur vij në punë harroj dhe funksionojmë si organ shtetëror, detyra e të cilit është, para gjithash, të zbatojë operacionin e referendumit në përpikmëri me ligjin”, tha Derkoski.

Marketing