Derkovski: Presim të shpallen zgjedhjet

Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) pret të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare të paralajmëruara për më 12 prill. Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski, në deklaratë për MIA-n, theksoi se ata janë të përgatitur ta mbajnë mbledhjen e parë nëse të dielën shpërndahet Kuvendi.

Marketing

“KSHZ pret të shpallen zgjedhjet ashtu siç është paralajmëruar dhe ashtu siç e dimë të gjithë dhe se për ato shkaqe ndërmori masa apo veprime të caktuara gjatë ditëve të shkuara në mënyrë që të organizohet me kohë, menjëherë pas shpërndarjes ta mbajmë mbledhjen e parë dhe t’i sjellim aktet e nevojshme”, deklaroi Derkoski.

Sot pasdite në KSHZ u mbajt mbledhja publike në të cilën u shqyrtuan pesë kërkesat e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi. Me këtë rast KSHZ vendosi se ata si institucion nuk janë kompetentë të vendosin për akte individuale që nuk kanë të bëjnë me çështje juridike financiare dhe kadrovike lidhur me zgjedhjet. Në diskutimin e shkurtë për këto pika folën edhe anëtarët e KSHZ-së, Elizabeta Postolovska dhe Janaqe Vitanovski. Ata konsiderojnë se kompetencat e KSHZ-së janë konstatuar me nenin 48 nga Ligji për qeverinë, në të cilin ata në mënyrë të qartë i shtjellojnë kompetencat e tyre.

“Ne nuk kemi kompetenca ta vlerësojmë ligjshmërinë e përmbajtjes së vetë akteve të miratuara nga ana e ministrit. Mënyra e punës së çdo ministrie individualisht është rergulluar me ligje të posaçme materiale për çka KSHZ nuk është kompetente të veprojë dhe sjellë vendime. Në pajtim me të cekurën, konsideroj se kjo zgjidhje, nuk është dhe nuk mund të jetë akt që ka të bëjë me organizimin e zgjedhjeve”, tha Postollovska.

Sipas Vitanovskit, Komisioni shtetëror zgjedhor nuk ka kompetenca ta vlerësojë ligjshmërinë dhe përmbajtjen e akteve konkrete të rregullimit të të drejtave dhe obligimeve të posaçme, mënyrën e punës së vetë ministrive individualisht dhe kompetencat e ministrit dhe të zëvendësministrit, sekretarit shtetëror.

U bën thirrje të gjithë ministrave, zëvendësministrave plotësues, zëvendësministrave, ta respektojnë Ligjin për qeverinë dhe të mos dërgojnë kërkesa jothelbësore në KSHZ.