Derkovski: Shpresoj kompetentët me kohë të marrin vendim për zgjedhjet parlamentare

Shpresoj se kompetentët me kohë do të marrin vendim i cili do të drejtojë si të veprojmë më tej. Deri atëherë KSHZ-ja do ta kryejë punën e vet, deklaroi sot kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski pas seancës së shkurtër në të cilën u konfirmuan edhe listat e kandidatëve të Partisë “Tvoja” për tre njësi zgjedhore.

Marketing

“Janë konfirmuar 15 lista për zgjedhjet e parakohshme parlamentare apo nuk e dimë si do të jenë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Shpresoj se kompetentët me kohë do të marrin vendim i cili do ta na drejtojë si të veprojmë më tej, ndërsa deri në atë moment KSHZ-ja pa marrë parasysh a i pëlqen dikujt apo jo, do të kryejë autorizimet e veta ligjore”, theksoi Derkoski.

Partia “Tvoja” në afatin ligjor dorëzoi lista të kandidatëve për tre njësi zgjedhore edhe atë në Njësinë e Parë, bartës së së cilës është Mirjana Najçeska, për Njësinë e Dytë ku bartës është Ilija Todorovski dhe në Njësinë e Pestë bartës është Ilija Todorovski. Numri rendor i këtyre listave të kandidatëve në listën zgjedhore është 15, në pajtim me konkluzionin e djeshëm të KSHZ-së.
KSHZ-ja tashmë i ka konfirmuar 14 listat e tjera për zgjedhjet parlamentare.