Dermatologët, grimet e Halloween ju sjellin infeksione

Derisa nata e Halloween-it po afron, ju mund të gjeni veten duke planifikuar kostumet tuaja dhe grimin që të dukeni sa më ndryshe atë mbrëmje.

Marketing

Por, sipas dermatologëve kjo nuk është e parrezikshme për shëndetin tuaj.

Të dhënat e kohëve të fundit treguan se pesë për qind e dëmeve nga Halloween gjatë vitit të kaluar ishin për shkak të reaksioneve alergjike dhe skuqjeve nga grimi.

Ngjyra e Halloween në fytyra është zakonisht shumë më e rëndë se sa grimet e përditshme, të cilat mund të ju lënë më të bllokuar poret e lëkurës.

Disa madje përmbajnë metale të rënda të rrezikshme që janë kancerogjene të njohura.

Ndaj dermatologët britanikë, rekomanduan që të shmangni sa më shumë grimet e tilla të cilat mund të prvokonin një reaksin alergjik e madje edhe në ndonjë infeksion bakterial.

Marketing