Deschamps: Zënka mes Mourinhos dhe Pogbas është ekzagjeruar

rajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps, ka thënë se zënka mes mesfushorit Paul Pogba dhe trajnerit të Manchester Unitedit, Jose Mourinho, është ekzagjeruar nga mediat.

Marketing

Para disa javëve ishte publikuar një video nga seanca stërvitore në Carrington, ku trajneri dhe atëherë zëvendëskapiteni i skuadrës ishin fjalosur në mes vete. Pas kësaj ishte bërë e ditur se Pogba nuk do ta mbajë më shiritin e kapitenit në klub.

Megjithatë, Deschamps beson se mediat e kishin paragjykuar këtë situatë dhe ajo ishte ekzagjeruar.

“Mendoj se është ekzagjeruar. Ndoshta ju nuk e keni shikuar ndeshjen e fundit pasi që unë mendoj se Paul Pogba ishte i mrekullueshëm”, ka thënë Deschamps.

“Mendoj se Jose Mourinho e ka parë të njëjtën gjë si unë. Disa gjëra kanë ndodhur, por mendoj se ne shumë shpesh i bëjmë gjërat shumë të mëdha kur ato nuk janë të tilla”.

“Është e vërtetë se janë disa fakte, dhe disa prej jush keni arritur menjëherë në përfundime të caktuara”.

“Kur e shoh se si Paul sillet me klubin e tij, duhet të them se ai ka bërë gjithçka që mundet sa i përket mendësisë dhe performancave për t’i ndihmuar këtij klubi. Nuk ka asnjë problem me Paul. Unë nuk dua të përzihen dhe të ndërhyj në marrëdhënien e tij me trajnerin”.

Marketing