Me dëgjimin e dëshmitarit Mitko Gruevski në Gjykatën penale në Shkup filloi seanca e sotme për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar.
Në pyetjet e prokurores Vilma Ruskoska, dëshmitari tha se si nëpunës policor dhe pjesëtar i njësisë për rend dhe qetësi publike pranë SPB Shkup, njësia e tij ka qenë e angazhuar për sigurim fizik të tubimeve publike para Kuvendit.
Ai sqaroi se detyra e tyre ka qenë ta sigurojnë turmën. Turma e njerëzve para Qeverisë ka lëvizur drejt Kuvendit, ndërsa drejt saj nga të gjitha rrugët i janë bashkangjitur akoma njerëz. Tha se rreth dhe në vetë turmën ka njohur edhe kolegë të tij, disa prej të cilëve i ka njohur për nga pamja.
Në seancën e sotme është paraparë të dëgjihen edhe tre dëshmitarë, Kiril Boshkovski, Zoran Stamçevski dhe Ivica Vuçevski.
Në sallën e gjykatës të prnaishëm janë të gjithë 33 të akuzuarit, 31 prej të cilëve ngarkohen për rerzikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje. Në mesin e të akuzuarve janë disa deputetë, të punësuar në MPB dhe sigurimin e Kuvendit, artistë dhe qytetarë. Ata para Gjykatës thanë se e kuptojnë akuzën, por nuk ndjehen fajtorë.
Dëshmitari tha se në radhët e para i ka parë Bogdan Ilievski-Betmenin, Igor Durllovskin dhe Vllado Jovanovskin, ndërkaq ka apsur edhe kolegë të tij, siç tha, nuk e din se çfarë funksioni kanë apsur dhe kanë punaur aty.
Në ypetjen e të akuzuarit Aleksandar Vasilevski-Ninxha nëse e ka parë në turmë, dëshmitari tha se të gjithë kanë lëvizur të qetë dhe askush nuk ka bërë probleme.
Ninxha e pyeti, nëse në ditën kritike apo në përgjithësi në protesta a e kanë aprë, dëshmitari tha se nuk ka thënë për 27 prillin, por në përgjithësi se e kanë aprë në protesta.
Dëshmitari tha se më 27 prill ka qenë në punë prej orës 7 deri në orën 15n dhe ka folur në përgjithësi për të gjitha ditët, ndërsa për atë se çka ka ndodhur më 27 prill në periudhën prej orës 15 deri në orën 20 din vetëm atë që ka parë në televizion.