Dëshmia e të akuzuarit Abdulfeta Alimi nga “27 prilli”

Me prezantimin e dëshmive nga lista e dëshmive të akuzuarit Abdulfeta Alimi filloi seanca e sotme në Gjykatën Penale për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Marketing

Në gjykatë shihet CD me video në të cilën mund të vërehen persona të cilët lëvizin në korridor para sallës 3 në Kuvend. Shihet Alimi si i ndihmon Aleksandar Jankoviqit dhe qëndron para me qëllim që ta mbrojë. Pasi Jankoviq ka rënë në tokë nga goditja pranë tij menjëherë vjen Alimi t’i ndihmojë dhe së bashku me pjesëtarët tjerë të sigurimit të Kuvendit tentojnë ta qetësojnë situatën.

Procesin gjyqësor e drejton gjykatësja Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Villma Ruskovska dhe Ivana Trajçevska. Për “27 prilli” akuzohen gjithsej 33 persona, 31 prej të cilëve për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje. Paraprakisht për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Sasho Markovskit procedura për të ishte ndarë dhe duhet që të vazhdoj pas një muaji.