Dëshmia e vajzës që ishte me babanë e saj në spitalin modular/ Zjarri ka filluar …

Vajza nga Tetova, që e ka pasur babanë në spitalin modular, mbrëmë kur ndodhi shp*ërthimi i zj*arrit, thotë se zj*arri me shumë gjasë ka ndodhur në momentin kur në dhomën afër tyre – mjekët me defibrilator kanë te*ntuar ta reanimojnë një vajzë tjetër, që ka qenë me gjendje të rënduar shëndetësore. Në momentin e intervenimit, siç thotë ajo, ka dëgjuar br*itma në dhomën afër se duhet të reanimohet vajza, mjekët dhe motrat kanë qenë të shpërndarë, ndërsa menjëherë pas asaj janë dëgjuar br*itma se ka filluar zj*arri.

Marketing

Se a është që prej defibrilatorit të shkaktohet zj*arri, e kanë konfirmuar edhe mjekët e repartit in*fektiv të spitalit, me të cilët është biseduar në kushte të anonimitetit. Sipas këtyre versioneve, është e mundur që deri tek zj*arri ka ardhur si pasojë e problemit të pr*izës së rrymës në të cilën ka qenë i kyçur defibrilatori, ose shkëndijat e defibrilatorit e kanë shkaktuar zj*arrin.

Ky version ende nuk është i konfirmuar nga autoritetet.
Vajza që ka dhënë këtë dëshmi thotë se zj*arri është shpërndarë me shpejtësi të madhe, por ajo me ndihmën e personelit mjekësor ka arritur që përmes dritares ta largojë babanë e saj.

“Kam parë njerëz të dj*egur, shumë të lënduar, ka qenë e tm*errshme! Këtë nuk ia dëshiroj askujt ta përjeton. Spitali është dj*egur për disa minuta, në ato dy minuta kush ka arritur të shpëtojë, ka shpëtuar, është dj*egur shumë shpejtë”, dëshmon vajza e lartpërmendur.
Zyrtarisht ende nuk dihen shkaqet e zj*arrit. Po vazhdon he*timi në vendngjarje, dhe pritet që autoritetet të dalin me informacione zyrtare.