Me dëgjimin e dëshmitarëve ka vazhduar gjykimi për dhunën në komunën Qendër ku akuzohen ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit Mile Janakieski dhe deputetja e VMRO-së Daniella Rangellova dhe nëntë persona.
Këshilltari i LSDM-së në gjykatë ka shpjeguar se protestuesit me forcë kanë hyrë në hapësirat ku është mbajtur seanca e Këshillit të komunës Qendër.
Turma sipas dëshmitarit ka hedhur vezë, shishe, pemë e perime, ndërsa deputetja Daniella Rangellova përmes telefonit celular ka kontrolluar turmën.
Dëshmitari ka thënë se ndodhitë i ka para edhe policia, që sipas tij nuk ka ndërmarrë asgjë.
Pohimet e dëshmitarit i ka hedhur poshtë deputetja Rangellova.