Dëshmitari shqiptar i ngjarjeve në Vjenë: Për sa vite jetoj këtu, kaos më të madh nuk kam parë

Ermal Vejsa është një dëshmitarë që kishe qëlluar të jetë rreth 500 metra larg në vijë ajrore nga vendi i sulmit.

Marketing

“Sapo dolëm nga kinemaja pamë që ishte një atmosferë e zymtë. Njerëzit ishin të çoroditur dhe lëviznin duke ikur. Taksitë nuk funksiononin e nga ana tjetër na bëhet thirrje të mos përdorim transportin publik. Ishte një hallakame e paparë pasi Vjena njihet si qytet i sigurt. Nuk na ka rastis gjatë gjithë këtyre viteve që jetojmë të shohim një atmosferë të tillë”, tha Vejsa në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

Vejsa mendon se mbrëmë ka pasur shumë njerëz pasi ishte nata e fundit ku mund të lëviznin të lirë.

Ai thotë se edhe deklaratat e Ministrit të Brendshëm nuk ishin të qarta se si të veprohet dhe njerëzit ishin në kaos.

“Nëpër shumë restorane njerëzit kanë mbetur brenda gjithë natës, pasi policia nuk i ka lejuar të largohen për shkak të sigurisë”, tregon ndr të tjera dëshmitari Ermal Vejsa.

Marketing