Skuadra e Interit nuk ka arritur fitore në javën e parafundit në Serie A, pasi barazoi 2:2 ndaj Lazios.
Në anën tjetër, Napoli barazoi 0:0 ndaj Parmas, duke mbetur me fat në krye të tabelës së Serie A, shkruan Indeksonline
Gjithçka do të vendoset në javën e fundit në Serie A, por Napoli është më afër titullit kampion.
Golat për skuadrën e Interit i shënuan: Dumfries dhe Bisseck.
Kurse të dy për Lazion i shënoi Pedro.
Kujtojmë që Napoli është në pozitën e parë me 79 pikë, kurse Interi në pozitën e dytë me 78 pikë.