Dështimi në Bruksel, Presidenti i shtetit kërkon unitet

Jam i bindur se tani është koha për të treguar unitet rreth orientimit tonë strategjik, pavarësisht dallimeve legjitime politike për shumë çështje,” ka deklaruar kreu i Shtetit Stevo Pendarovski në fjalimin e drejtuar qytetarëve të vendit. Gjëja më e rëndësishme është që ne të riafirmojmë qëndrimet tona për integrimin evropian që nuk kanë alternativë të qëndrueshme, u shpreh Pendravoski, duke njoftuar edhe takimin me drejtuesit e partive kryesore politike të dielën.

Marketing

Të dashur qytetarë, tani nuk është koha e zhgënjimit, apatisë ose përllogaritjeve për të marrë pikë të vogla politike ditore. Tani është koha për t’u ribashkuar rreth asaj që na intereson më shumë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ardhmja e jonë dhe e brezave që do të vijnë. Jam thellësisht i bindur që vetëm nëse punojmë së bashku do të kemi sukses- deklaroi STEVO PENDAROVSKI.

Sipas presidenti anëtarësimi në NATO do të ndodhë së shpejti, ndërsa anëtarësimi në BE nuk do të jetë detyrë vetëm e një Qeverie, e një Parlamenti ose një presidenti. Pendarovski bëri të ditur se marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë duhet doemos të zbatohen me qasje korrekte nga të gjitha palët, meqë janë themel i fqinjësisë së mirë.

Jam i bindur se nëse ia duam të mirën vendit tonë qasja e vetme e drejtë duke i marrë parasysh rrethanat e reja, është të jemi edhe më të vendosur në transformimin e shoqërisë sonë. Ne nuk duhet të jemi formalisht anëtare e Bashkimit por realisht ta miratojmë sistemin e vlerave dhe t’i zbatojmë në jetën e përditshme të qytetarëve. Reformat në shumë sfera, veçanërisht funksionimin e shtetit juridik duhet doemos të vazhdojnë, përballja me krimin e organizuar dhe korrupsioni i lartë, nuk janë vetëm kusht për integrimet por janë shumë më tepër, janë domosdoshmëri për mbijetesë të një rendi të qëndrueshëm juridik. Standardet evropiane të bëhen standarde vendore- shtoi Stevo Pendarovski.