Dështon koalicioni, Spanja shkon përsëri në zgjedhje

Spanja do të shkojë përsëri në zgjedhje të reja parlamentare më 10 dhjetorë. Ky vendim erdhi pasi socialistët e kryeministrit Pedro Sanchez dështuan në arritjen e një koalicioni qeverisës, 4 muaj pas fitores së zgjedhjeve të fundit. Ndërkohë, kryeministri spanjoll është shprehur se vendi do të shkojë përsëri në zgjedhje, pasi partia Podemos nuk ishte bashkëpunuese duke bërë që të dështojnë negociatat. Për Spanjën, këto zgjedhje do të jenë zgjedhjet e katërta që mbahen në katër vite dhe të dytat që zhvillohen brenda 7 muajve.

Marketing
Marketing