Plani i dy vëllezërve për të trafikuar drogë nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut u prish nga policia.
Efektivët e Pogradecit prangosën një 35-vjeçar dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, nën akuzën se kanë tentuar të kalojnë 1 kg kanabis drejt Maqedonisë së Veriut, duke përdorur kufirin liqenor të Ohrit.
Si prova materiale, u sekuestruan lënda narkotike, një varkë, dy motorë uji tip “Yamaha”, dy peshore elektronike, mjete të cilat përdoreshin nga dy vëllezërit në këtë veprimtari të paligjshme.