Dështon votimi i subvencioneve, Shkupi edhe në ditët vazhdim pa transport publik

Shoferët e transportit publik linjën e fundit për ditën e sotme e kanë pasur në orën orën 09:00 të mëngjesit, ndërsa për gjatë tërë ditës nuk kanë punuar, si pasojë e mos marrjes së pagave për muajin dhjetor.
Gjatë seancës së Këshillit të Qytetit të Shkupit, në rend dite ishte votimi për vendimin e subvencioneve për pagat e muajit dhjetor, i cili nga gjithsej 22 këshilltar prezentë, 13 prej tyre votuan kundër, me çka u konstatua se nuk ka vendim për dhënien e subvencioneve.
Me këtë vendim pritet që autobusët të mos qarkullojnë as ditëve në vazhdim. /

Marketing