Deskoska: Amendamentet e VMRO-së kanë arritur pas orës 20

Amendamentet lidhur me ligjin e PSP-së, me të cilën lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në duelin e mbrëmshëm me kryeministrin Zoran Zaev thoshte se rreth orës 16 janë dërguar në Ministrinë e Drejtësisë, kanë arritur katër orë më vonë.

Marketing

Ministrja Renata Deskoska për “Fokus” ka thënë se amendamentet kanë arrit dje, por në ora 20.19 minuta.

“Dje thoshin se kanë dorëzuar në formë të shkruar amendamente në ministri, pastaj të thonë se kanë dërguar email. Por mësuam se nuk jetojnë vetëm në realitet paralel, por ora u është vonuar- më së paku 4 orë. Sipas procedurës madje duken të humbur edhe në kohën”, ka reaguar dje Deskoska.

Marketing