Deskoska: Do të dëgjohen argumentet e noterëve dhe avokatëve

Po shqyrtohen ndryshimet e mundshme në ligjin e kontestuar për noterë. Ministrja e Drejtësisë Renata Deskovska tha se do ligji do të analizohet, do të shqyrtohen të gjitha ndryshimet e mundshme dhe pas shqyrtimit të kërkesave të të dyja palëve, odës së noterëve dhe asaj të avokatëve, do të gjendet zgjidhje përfundimtare.

Marketing

Është punuar një draft tekst që duhet të shqyrtohet ditëve të fundit dhe të bëhen konsultime. Do gjejmë zgjidhje që do çojnë në drejtimin e duhur si dhe mënyrë më të lirë dhe më të thjeshtë për qytetarët që të kryejnë shërbimet. Ligji, do të thotë teksti, do të jetë subjekt i shqyrtimit dhe do të debatojmë edhe me odën e noterëve edhe të avokatëve që të gjejmë zgjidhjen më të mirë në interes të qytetarëve. Dua t’i dëgjoj argumentet e të dy grupeve kështu që, asnjëra zgjidhje nuk ka përparësi për momentin – deklaroi ministja e Drejtësisë Renata Deskovska.

Nënkryetarja e odës së noterëve Ollga Dimovska thotë se qytetarët më shpejtë dhe më thjeshtë do të kryejnë shërbimet tek noterët prandaj kërkon kthimin e aktit të vjetër noterial.

Nuk duhet të krijohet armiqësi mes nesh dhe nuk duhet të krijohet barrierë dhe qytetarët të vuajnë. Qytetarët me një hap tek noteri kanë mundur të kërkojnë akt notarial dhe me një hap ta kryejnë punën. Ndërsa, prania e avokatit asnjëherë nuk ka qenë e ndaluar dhe nuk ka qenë problem, do të thotë që çdo palë mund të ketë avokat. Mendoj që akti noterial duhet të kthehet në kapacitetin e plotë të tij siç ishte – pohoi Ollga Dimovska- nënkryetare e odës së noterëve.

Ligji për noteri parasheh prezencë të detyrueshme tё avokatit për punё juridike që kalojnë vlerën e mbi 10 mijë eurove. Ky ligj vazhdon të kundërshtohet nga noterët dhe mbetet një problem për qytetarët, në praktikë ky ligj nënkupton procedura të shtuara administrative, të kushtueshme dhe të panevojshme për qytetarët. Nga ana tjetër avokatët kanë protestuar disa herë.

Ata kanë theksuar disa elemente kontestuese në ligjin për noteri, që sipas tyre, nënkuptojnë më shumë para për noterët. Këto dilema për ligjin e noterëve u diskutuan në 20 vjetorin e themelimit të noterisë në vend.