Deskoska: Dyshoj se Karaxhovski po tenton të nxisë administratën gjyqësore të ngritet në grevë

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskovska e kritikoi gjestin e kryetarit të Këshilli Gjyqësor Zoran Karaxhovski i cili dje morri vendim për rrogë shtesë të anëtarëve pa patur të drejtë, raporton Shenja. Deskovska i kërkoi Karaxhovski që të mos manipulojë dhe mos të tentojnë të nxisë revoltë tek administrata gjyqësore që të ngritet në protestë.

Marketing

Poashtu, ministrja e Drejtësisë Renata Deskovska thotë se i kanë ardhur informacione se disa kryetarë gjykatash, kanë ndarë shpërblime të njëhershme për gjykatës të caktuar, ndërsa për të tjerë jo. Në një rast, një kryetar gjykate ka shpërblyer gjithë gjykatësit përveç njërit, dhe kjo lë mundësinë që këtu është bërë keqpërdorim dhe manipulim. Deskovska i inkurajoi gazetarët që të hulumtojnë këtë moment dhe të shohin nëse ky gjest, është me qëllim të dënimit të gjykatësve të padëgjueshëm dhe shpërblimit të atyre të dëgjueshëm.