Komisioni kuvendor për çështje evropiane sot e filloi debatin e ligjeve për Prokurorinë Publike dhe për Këshillin e prokurorëve publikë.
Propozim – ligin për Prokurorinë Publike, në të cilin tekst janë shtruar dy amendamente, e elaboroi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, e cila tha se ligji krijon baza për ndërtimin e Prokurorisë Publike për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Qëllimi, siç tha, ishte të rriten standardet profesionale në Prokurorinë Publike, por edhe të mundësohen mjete që t’i kryejë kompetencat e veta.
Ajo informoi se në këtë ligj janë krijuar kushte që në njëfarë mënyre garancitë e Prokurorisë për krimin e organizuar dhe korrupsionin e cila duhet t’i përndjekë veprat penale eventuale të bartësve të pushtetit të lartë, por edhe t’i vazhdojë lëndët të cilat ishin filluar nga PSP.
Informoi se janë krijuar baza për garancinë financiare të të gjithë Prokurorisë Publike. Ministrja tha se me propozimin e njërit prej grupeve të deputetëve në Kuvend, është futur procedurë e veçantë për zgjedhjen e kryeprokurorit për krim të organizuar dhe korrupsion, i cili është i panjohur për sistemin tonë.
“Duke e pasur parasysh rëndësinë që do ta ketë kryeprokurori për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit kësaj radhe do të zgjidhet në zgjedhje të drejtpërdrejta nga prokurorët publikë. Të gjithë prokurorët do të votojnë për prokurorin publik për krim të organizuar dhe korrupsion, ndërsa më pas ai që do të marrë më së shumti vota do të emërohet nga Këshilli i Prokurorëve publikë.
Paraprakisht, Këshilli i prokurorëve publikë përpiloi listë të personave të cilët janë paraqitur në konkurs të publikuar, transparent ndërsa të cilët i plotësojnë kushtet”, tha Deskoska. Shtoi se janë rritur kriteret për zgjedhjen e prokurorëve publikë, ndërsa në Prokuroritë publike themelore hyrje të vetme kanë personat të cilët e kanë përfunduar Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë.
Deskoska informoi se vazhdimësia e lëndëve është ruajtur, kemi dispozitë të qartë se të gjitha procedurat do të vazhdojnë.