“Kërkesa për ekstradimin e Nikolla Gruevskit, me dokumentacionin e nevojshëm duhet të dërgohet në Hungari sot ose më së voni nesër”, njoftoi ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska.
Përkrah dokumenteve për rastin “Tanku” në të cilën Gruevski është dënuar me dy vite burg, autoriteteve hungareze do t’u dërgohet edhe dokumentet për akuzat tjera dhe procedurat hetimore që janë ngritur kundër Gruevskit.
Deskoska thekson se ka bazë juridike për ekstradimin e Gruevskit dhe pret që ai të kthehet në Maqedoni.
Sipas saj, Hungaria nuk ka arsye që t’ia jep statusin e azilit dhe pret që kërkesa e tij të refuzohet