Ligji për parandalimin e korrupsionit i cili do të rregullojë edhe ngecjet në Komisionin anti-korrupsion, do të miratohet së shpejti, deklaroi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska. Ajo tha se përderisa rrjedhin afatet në Kuvend ligji është dërguar për shqyrtim profesional nga ekspertët evropian dhe se komentet janë kryesisht pozitive.
Unë mendoj se shumë shpejt do të caktohet seancë për debat mbi amendamentet për këtë ligj dhe Kuvendi varësisht nga agjenda, nuk e di si i kanë të caktuara seancat, pra në një periudhë të shkurtër mund të miratojë ligjin. Ka sugjerime të shumta që kanë të bëjnë me precizimin e procedurës në Kuvend rreth zgjedhjes së anëtarëve të Komisionit Antikorrupsion, kështu që është e mundshme të ketë ndërhyrje të vogla në amendamente gjatë procedurës në Kuvend- deklaroi Renata Deskoska.
Sllagjana Taseva nga Transparency International thotë se viteve të fundit vazhdimisht po ndryshohen ligje, po formohen institucione, po nënshkruhen konventa por përsëri kthehemi në fillim.
Ajo që tangon është ndryshimi dhe zbatimi i ligjeve, pra kemi mbetur këtu. Ne kemi krijuar kornizë të mirë institucionale në luftën kundër korrupsionit por assesi të fillojë puna efikase e institucioneve në luftën kundër korrurpsionit- tha Sllagjana Taseva, Transparency International.
Ndërkohë, Prokurorja Villma Ruskoska nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion thotë se janë kuadër i pamjaftueshëm dhe nuk kanë mjete për të luftuar korrupsionin sa duhet.
Nuk jemi të ekipuar në çdo rast, mungojnë të paktën 5 prokurorë, tani jemi gjithsej 10 por ka shumë punë. Na mungojnë bashkëpunëtor profesionist, ndërsa të holla nuk kemi- deklaroi Villma Ruskoska- Prokurore.
Me ndryshimet parashihet që Komisioni të numërojë pesë anëtarë, në vend të shtatë sa ishte deri tani. Anëtarët e rinj nuk guxojnë të kenë qenë anëtarë të partive politike, deputetë, ministra ose në ndonjë pozitë tjetër politike në dhjetë vitet e fundit. Parashihet kontroll i pasurisë së funksionarëve, ndërsa zgjerohen edhe kompetencat e këtij trupi, kështu që lista anketuese, përveç funksionarëve do duhet të dorëzojnë edhe noterët dhe përmbaruesit. Për më shumë se tetë muaj, vendi është pa Komision kundër korrupsionit, për shkak të dorëheqjeve që i bënë pesë anëtarët e përbërjes paraprake të tij.