Deskoska: Ligji për Prokurorinë Publike do të miratohet, me ose pa VMRO-DPMNE-në

Ne do ta kalojmë Ligjin për PP me ose pa VMRO-DPMNE, kur të sigurojmë 80 deputetë, d.m.th. me shumicën e dy të tretave. Ky ligj është shumë i rëndësishëm dhe ne nuk do të lejojmë që ai të hiqet për shkak të pengesave të dikujt. Kjo është thënë mbrëmë nga Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska në Tv 24 .

Marketing

Ajo theksoi se Mickovski në konferencën për shtyp të së enjtes ka treguar se problemi kryesor për VMRO-DPMNE është neni për vazhdimin e lëndëve të PSP-së.

“Por këto lëndë tashmë janë transferuar në PP dhe ne nuk kemi ndërmend të kthehemi. Lëndët e PSP do të vazhdojnë, dhe ne mund të diskutojmë format e mundshme që do ta rregullonin këtë”.

Ajo tha se nuk është kundër shqyrtimit të lëndëve të PSP-ës nëse është kusht i vazhdimit të diskutimeve për miratimin e ligjit.