Deskoska: Më mirë të kemi pak gjykatës, por profesionistë

Nuk duhet parë me shqetësim atë se disa vende të gjykatësve nuk janë plotësuar, pasi më mirë është të kemi më pak gjykatës, por ata të jenë kualitativë dhe profesionist. Kështu vlerëson ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska, e cila sa i përket implementimit të vetingut në gjyqësor, thotë se vendi mund të bazohet në praktikat e shumë vendeve që e kanë implementuar një proces të tillë.

Marketing

“Sa i përket vetingut, ekzistojnë një numër i vendeve të cilat mund të përcjellin si shembull në lidhje me implementimin e vetingut, ajo nënkupton jo vetëm hetim për pasurinë, por edhe një hetim në lidhje për ndikimet nga lobe të ndryshme, nga grupe të biznesit, avokatësh apo grupeve të tjera në marrjen ose mosmarrjen e vendimeve, vonimin e gjykimeve për raste të caktuara, e kështu me radhë, e që janë procese objektive tek të cilat mund të vlerësohet puna e gjykatësve”,- deklaroi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

Sa i përket Ligjit të ri për Prokurorinë Publike, Deskoska thotë se akoma nuk ka marrëveshje mes partive, por edhe për këtë ajo thotë se nëse nuk ka një ligj kualitativ, më mire të mos miratohet fare.

“Mendoj që të gjithë jemi të pajtimit, por edhe ekspertët dhe ata të cilët janë për sistem të duhur ligjor, që Ligji për Prokurorinë Publike nuk duhet të shihet si një detyrim që duhet të kryhet, por ai detyrim duhet të rrumbullakohet me kualitetin më të mirë të mundshëm. Nëse nuk kemi pajtim për ligj kualitativ, më mirë të mos miratohet fare”,- tha ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska.

Marketing