Maqedonia nuk do të ndalet në rrugën e reformave. Ato nuk janë vetëm përmbushje formale e standardeve për aderim drejt Bashkimit Evropian, por për të mirën e qytetarëve të shtetit tonë. Kjo pritet prej nesh – luftë kundër korrupsionit, sistem efikas dhe efektiv të gjyqësisë, tha sot ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska në fjalimin e Forumit ministror për drejtësi dhe punë të brendshme BE – Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë.
Deskoska theksoi se Maqedonia e ndjek agjendën reformuese të konfirmuar në Strategjinë për reforma në gjyqësi 2018-2025, duke filluar nga reformat për përforcimin dhe garantimin e pavarësisë së gjyqësisë, deri te reformat që duhet ta përmirësojnë efikasitetin e gjyqësisë. Konform Strategjisë dhe Planit 3-6-9, paralajmëroi ndryshime për gjykatat dhe të Ligjit për Këshillin Gjyqësor.
“Në këtë drejtim janë aktivitetet e ardhme reformuese me të cilat duhet të përforcohet pavarësia, paanshmëria dhe përgjegjësia e gjyqësisë në rrugën tonë drejt integrimit evropian. Nivel më të madh të efikasitetit në sistemin gjyqësor do ta avancojë cilësinë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe do ta përforcojë sundimin e të drejtës, ndërsa transparenca e përforcuar e institucioneve gjyqësore do ta kthejë besimin e qytetarëve në gjyqësi”, tha Deskoska.
Krahas ministrave të drejtësisë nga rajoni. në Forum morën pjesë edhe komisarja për drejtësi në Bashkimin Evropian, Vera Jurova, si dhe ministri austriak i Jurisprudencës Jozef Mozer.