Deskoska: Nuk ka përparim në negociatat për Prokurorinë

“Për fat të keq më duhet të them se as në këtë takim nuk kishte përparim në negociatat për ligjin e Prokurorisë Publike. Diskutimet u fokusuan në temën për statusin e prokurorisë e cila do të trashëgojë Specialen. Sa u takon prokurorëve, ligji parashikon që atyre që u përfundon mandati të mos ketë vazhdim kurse atyre që u vazhdon mandati, nuk do t’u ndërpritet me ligj. Për hetuesit e Prokurorisë Speciale shikojmë dy opsione; të barten në prokurorinë e re ose të kthehen në MPB dhe të kalojnë nga e para procedurën e përzgjedhjes.

Marketing

Lëndët e nisura nga PSP-ja të merren në prokurorinë e re dhe të vazhdohen prej aty ku kanë mbetur. VMRO-DPMNE-ja propozimet e saj t’i paraqesë në amendamente për te cilët do të ketë kohë deri ditën e enjte. Ne shpresojmë që deri atëherë do të ulemi përsëri. Nesër shpresoj që partitë të mbledhin forcat dhe të votojnë me konsensus nevojën për sjelljen e këtij ligji”, deklaroi Renata Deskoska, ministre e drejtësisë.

Sa i takon kredibilitetit të ekipit të Janevës për të kaluar në Prokurorinë për Krim dhe Korrupsion të nivelit të lartë Deskoska tha se përgjegjësia personale e dikujt nuk duhet të lidhet me përgjegjësinë kolektive të gjithë ekipit.\

“Nuk mund të them se takimi i sotëm ishte i lehtë. Ekziston vullnet nga të dy palët që dialogu të vazhdojë me qëllim të përmirësimit të propozim-ligjit. Pushteti nuk mund të presë nga ne qasje pozitive sepse po të donin ashtu nuk do të dorëzonin propozim të përpiluar pa opozitën”, deklaroi Antonio Milloshoski, pas takimit duke mos dhënë detaje për pikat konkrete qe janë diskutuar.