Deskoska për letrën e Janevës: Nuk komentojmë vendime të tilla por në këtë rast do të bëjmë konsultime

Ministria e Drejtësisë do të bëjë konsultime se çfarë ndikimi do të ketë autorizimi i dhënë nga prokurorja speciale Katica Janeva që të gjithë lëndët e PSP-së të dorëzohen në Prokurorinë Publike të RMV-së, ndaj negociatave për ligjin e ri për prokurori publike.

Marketing

“Në gjithë periudhën deri më tani Ministria e Drejtësisë nuk komenton vendime gjyqësore dhe të prokurorisë, por në çfarëdo rasti duhet të bëjmë konsultime se çfarë ndikimi do të ketë kjo në dispozita të caktuara në ligjin rreth të cilit debatojmë dhe a duhet të ndryshohen ato”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Gjykatësi në procedurën paraprake nga Gjykata Penale Themelore sot deri te Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar njoftim nga prokurori publik për ndjekjen e veprave penale të cilat kanë lidhje dhe që dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve, të cilën e ka pranuar përmes INP Burgu Shkupi-Shkup. Nga Prokuroria Republikane Publike në kumtesën deri te mediat theksojnë se do t’i shqyrtojnë këto parashtresa, pas çka opinioni do të njoftohet.

Paradite prokurorja publike Katica Janeva , e cila është në arrest në burgun Shkup-Shkup si e dyshuar për rastin “Reket”, ka dhënë autorizim që të gjitha lëndët e PSP-së të dorëzohen në Prokurorinë Publike të RMV-së. Me këtë autorizim Janeva i autorizon prokurorët e kësaj Prokurorie Publike t’i dorëzojnë në Prokurorinë Publike të RMV-së të gjitha lëndët që i ka kjo Prokurori Publike siç janë: lëndët penale në gjykim, në hetim dhe në procedurë para hetimore.

Mandati i PSP-së përfundon më 15 shtator. Statusi i ardhshëm i këtij institucioni duhet që të vendoset me ligjin e ri të PS-së i cili është në procedurë kuvendore, por për të pozita dhe opozita tani për tani nuk mund që të pajtohen.

Marketing