Deskoska pret mbështetje nga parlamenti për ligjin për prokurorinë publike

Korniza ligjore për prokurorinë publike e propozuar nga Ministria e Drejtësisë është lavdëruar nga bashkësia ndërkombëtare dhe pres që të gjitha partitë politike në parlament t’i vendosin si prioritet interesat e shtetit tonë, para interesave personale, deklaroi sot ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska.

Marketing

Theksoi se korniza ligjore e propozuar nga Ministria e Drejtësisë është lavdëruar nga bashkësia ndërkombëtare si adekuate për rregullimin e çështjeve, të cilat duhet të përfshihen me Ligjin e ri për prokurori publike.

“Obligimi ynë në aspekt të përgatitjes së ligjit cilësor ka përfunduar. Pres që të gjitha partitë politike, të cilat janë në parlament dhe të gjitha grupet parlamentare t’i vendosin si prioritet të shtetit tonë për eurointegrimin, para interesave personale të personave për të cilët vijojnë procedura nga ana e PSP-së”, deklaroi Deskoska.

E pyetur se a pret mbështetje nga BDI-ja për Ligjin për prokurori publike, Deskoska tha se pret mbështetje nga të gjithë.

“Pres mbështetje nga të gjithë, jo vetëm nga ata të cilët janë në pushtet, por edhe ata që janë në opozitë, sepse ky ligj mund të sillet vetëm me shumicë prej dy të tretave”, theksoi Deskoska.

Për atë se a janë reformat në gjyqësor produktive, në rast kur nuk ka përgjegjësi penale nga asnjë nga gjykatësit dhe prokurorët, Deskoska, tha se të gjitha ligjet të cilat sillen në periudhën e kaluar krijojnë baza shumë precize dhe të qarta për vendosjen e përgjegjësisë për të gjithë të cilët do të shkelin ligjin.

“Përgjegjësia e Ministrisë së Drejtësisë është që të propozojë kornizë ligjore cilësore, ndërsa përgjegjësi e Prokurorisë Publike, të gjyqësorit që ta zbatojnë. Pres që të gjithë të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre dhe do të mundësojnë zbatim të dispozitave ligjore të cilat sillen. Tani kemi dispozita të qarta për zgjidhjen e gjykatësve dhe pres se Këshilli Gjyqësor do të veprojë sipas ligjit të ri për gjykata”, deklaroi Deskoska.

E pyetur se a do të ketë përsëri takime me VMRO-DPMNE-në për ligjin për PSP-në, Deskoska tha se takime zyrtare nuk janë caktuar.

“Po bëhen kontakte joformale. Nëse ka çfarëdo lloj lëvizjesh nga ana e tyre menjëherë mund të caktojmë takim. Takimet vetëm për argëtim të opinionit mendoj se nuk janë produktive”, deklaroi Deskoska.

Ministrja Deskoska sot mori pjesë në konferencën e dedikuar për funksionalitetin e sistemit AKMIS në gjykatat, në organizim të Ministrisë së Drejtësisë dhe ambasadës së SHBA-së.

Marketing