Përgjegjësinë personale nuk duhet ta lidhim me përgjegjësinë e tërë institucionit. Rasti “Shantazhi” vetëm e ka përshpejtuar realizimin e idesë të integrohen PSP dhe Prokuroria Publike thotë ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska.
Në një intervistë për televizionin Telma ajo thotë se kjo ide është vendosur në tryezë nga ana e Ministrisë në negociatat me opozitën për ligjin e ri për PP dhe thotë se pret nga VMRO-DPMNE-ja ta pranojnë ligjin e propozuar nga Qeveria sepse sektori për krim të organizuar ka treguar se mund të ballafaqohet me rastet e korrupsionit të lartë.
“Vërtet nuk janë të këndshme ngjarjet e javës së kaluar. Të mos them ishin shokuese, në përgjithësi për të gjithë që prisnim, besonim dhe kërkonim mekanizëm efikas për luftën kundër korrupsionit. Por mendoj se përgjegjësinë personale nuk duhet ta lidhim me përgjegjësinë e tërë institucionit.
Këto ngjarje që ndodhën japin besim nga njëra anë se vërtetë institucioni, që paraprakisht nuk funksiononte, e ky ishte sektori për krim të organizuar, tani njëherit keni vërtetë kapacitet, vullnet dhe gatishmëri të këtyre njerëzve brenda të dalin dhe të ngritin padi penale kundër personave të cilët në një farë mënyre, janë prezantuar si të mundshme në një shtet, do të thotë të mbrojnë persona të tjerë që kanë qenë lëndë apo ekziston dyshimi se kanë qenë lëndë zhvatje, që nuk ka qenë rast në periudhën e fundit, në periudhën e qeverisë paraprake”, thotë në intervistën për Telmën ministrja Deskoska.
Sipas asaj, kjo jep shpresë se madje edhe institucionet aktuale mund të përgjigjen në sfidat nëse pushteti ekzekutiv nuk u përzihet dhe nuk u bën presion.
Lidhur me lëndët, sqaron Deskoska se të gjitha rastet që zhvillohen në njërën prokurori apo tjetrën tani do të jenë lëndë që do t’i zhvillojë prokuroria e re.