Deskoska: Versionin i parë i Ligjit për Prokurorinë, me lëshime teknike

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska e cilësoi si lëshim teknik versionin e parë të Ligjit për Prokurorinë Publike që u lëshua fillimisht në seancën e 134 të Kuvendit. Sipas saj, shërbimet, në vend të versionit të miratuar në seancën e Qeverisë, gabimisht kanë lëshuar versionin fillestar të ministrisë. Ajo tha se dëshmi për këtë janë stenogramet e Qeverisë.

Marketing

“Ligji kaloi në seancën e Qeverisë mbrëmë kështu si ju e shihni tani. Versioni i parë i cili është dërguar në orën 24 mbrëmë, ishte version i cili ishte fillestari nga ministria pa u inkorporuar sugjerimet nga Qeveria. Nëse nuk keni besim në ministrat e LSDM-së dhe BDI-së pyesni ato dy të VMRO-DPMNE-së të cilët ishin prezent”, tha Deskoska.

Sa i takon nenit 110 për përdorimin e materialeve të përgjuara në hetime, Deskoska shtoi: “Edhe në versionin e parë të ligjit në vitin e kaluar kishte version ku u përjashtuan “bombat” në procedura të catuara. Tani me kërkesë të grupit të pavarur të deputetëve është futur dispozitë me të cilën bëhet dallim mes “bombave” si dëshmi në 18 muajt e parë dhe në procedurat që janë nisur atëherë dhe si indicia në procedurat e pas 18 muajve të parë të PSP-së.”