Deskoska: Zyrtarisht nuk ka mbërritur aktgjykimin e Gjykatës Supreme greke për Grujevskin dhe Boshkovskin

Në Ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë ende zyrtarisht nuk ka mbërritur aktgjykimi i Gjykatës Supreme nga Athina për ekstradim të ish shefave në MPB, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski.

Marketing

“Zyrtarisht ne ende nuk e kemi marrë, të paktën dje që ishte statusi në Ministri, sepse në mëngjes vij direkt këtu. E pashë aktgjykimin i cili u është dhënë avokatëve dhe tashmë dëgjuam nëpër media se po analizohet. Ka aspekte të caktuara të cilat mund të theksohen në kërkesën e re për ekstradim.

Kështu aspekte të caktuara të cilat si një argument plus për Maqedoninë mund të jenë të përmbajtura në kërkesën e re, ndërsa nuk janë të adresuara në aktgjykimin të cilin tashmë gjykata e ka shkruar”, deklaroi ministrja të Drejtësisë Renata Deskoska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para fillim të debatit për luftë kundër korrupsionit.

Gjykata Supreme në Athinë më 18 maj të këtij viti e refuzoi kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë së Maqedonisë për ekstradim të të arratisurve Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski.

Si ish shefa në MPB, të akuzuar në rastin e PSP-së “Fortesa”, Grujovski dhe Boshkovski ilegalisht e kanë lëshuar Maqedoninë dhe pastaj ishin kapur në Greqi, në tentim nga aeroporti i Selanikut të shkojnë për në Hungari.

Marketing