Destabilizimi i shtetit?! Mexhiti flet për një “grup të vogël njerëzish me para të zeza”!

Ka rezultate të dukshme nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, edhe pse marrëveshja është dashur të përmbushet në katër vitet e para, ne ende po diskutojmë nëse është përmbushur apo jo, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit Jetësor Izet Mexhiti i cili është edhe lider i Lëvizjes Demokratike.

Marketing

Mexhiti tha se një numër i vogël i njerëzve me para të zeza shpresojnë në destabilizimin e vendit për të shpëtuar lëkurën e tyre.

“Është e vërtetë që ka para të zeza dhe ata do të dëshironin të kishte një mjegull për ta shpëtuar lëkurën, por ky është një numër i vogël njerëzish dhe nuk mendoj se për shkak të atij numri të vogël njerëzish dikush do të shtrijë dorën ose do ta thyejë një ligj ose do të mbaj përgjegjësi nesër për një lloj destabilizimi . Në fund të fundit, qytetarët kanë nevojë për paqe, kanë nevojë për standard më të mirë të jetesës, paga më të larta, dhe në raport me Marrëveshjen e Ohrit, një nga shtyllat është pikërisht decentralizimi”, tha Mexhiti në intervistën për “Sitel”.