Destani: Ndihem i lumtur, Spitali i Tetovës me shërbime spitalore të nivelit të lartë

Pas nënshkrimit në muajin dhjetor ‘23 të Memorandumit për Bashkëpunim mes Spitalit Klinik të Tetovës dhe kompanisë Ecolog, ditë më parë u përuruan repartet dhe ambientet e rinovuara të këtij spitali. Falë këtij donacioni nga Ecolog, repartet e bllokut të sëmundjeve interne kanë marrë një pamje krejtësisht të re.

Marketing

Tash e tutje në këto repartepacientëvedo t’u ofrohet kujdes dhe shërbime shëndetësore sipas standardeve më të larta. Pozicionet ku janë realizuar punimet rinovuese përfshijnë gjashtë repartetemjekësisë interne: pediatria, endokrinologjia,psikiatria, reparti i sëmundjeve interne, kabinetet dhe laboratorët.Në këtë ceremoni përurimi morën pjesë filantropi Lazim Destani, Ministri i Shëndetësisë Dr Arben Taravari, Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Dr Agim Berisha, ish-Drejtori i këtij spitali Dr Ilir Demiri, ndërsa të pranishëm ishin mjekë e infermierë dhe mysafirë të tjerë.

Lazim Destani, pronari i kompanisë “Ecolog” thotëse ndjehet i lumtur për këtë vepër të bamirësisë.

“Ndihem i lumtur që dje përmes një ceremonie solemne përuruam punimet e kryera në Spitalin Klinik të Tetovës. Ishte ky një donacion për rinovimin e disa reparteve e hapësirave të këtij spitali ku pacientët tashmë do të marrin shërbime spitalore të nivelit të lartë. Pamja e re që ka marrë spitali, si brenda reparteve me pajisje të reja ashtu dhe në hapësirat e jashtme bashkë me murin rrethues, ka sjellë komoditet pune për personelin mjekësor si dhe i ka dhënë bukuri këtij institucioni shëndetësor ashtu siç e meriton ta ketë një qytet yni si Tetova”, është shprehur Lazim Destani.