Destani në Bozovcë dhe Veshallë për të nderuar brezin e patriotëve të 68-tës(FOTO)

Biznesmeni dhe pronari i ‘Ecolog’, Lazim Destani, ka marrë pjesë në shënimin e 550 vjetorit të Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeu dhe 50 vjetorit të Demonstratave të vitit 1968 në Tetovë, informon Medial.mk.

Marketing

Kremtimi i këtij jubileu u organizua nga OJQ”Nisma” me kryetar Xhemil Daci, në Bozovcë dhe Veshallë,  ku ishin të pranishëm shumë figura të shquara kombëtare për të nderuar brezin e patriotëve të 68-tës të cilët patën guximin të ngrihen dhe të kundërshtojnë diktaturën komuniste kundër diskriminimit të hapur që po i bëhej popullit shqiptar në kohën e Jugosllavisë. Gjithashtu në këtë manifestim prezent ishin edhe dy organizatorët e demonstratave të 81-njëshit Hidajet Hyseni dhe Shpëtim Pollozhani.

I gjith manifestimi filloi në Bozovcë me zbulimin e pllakës përkujtimore për të nderuar rektorin e parë të Universitetit të Tetovës, profesorin Fadil Sulejmani,i cili u lind dhe u rit në këtë fshat të malësisë së Sharrit, më pas vazhdoi në Veshallë me vënien e pllakës-simbol të rrugës historike, Tetovë-Prizren, me mbishkrimin “Sharri nuk ndan, Sharri bashkon Dukagjin e Pollog”.

Ndërkaq ceremonia u mbyll me manifestime kulturore sportive ku organizatorët shtruan sofrën tradicionale për të gjithë të pranishmit për nder të 550 vjetorit dhe 50 vjetorit të Demonstratave të vitit 1968 në Tetovë.

 

Marketing