Detaje nga aksidenti në Leskovac të Serbisë

Situata ishte me të vërtet dramatike. Autobusi ishte rrokullisur. Unë me zjarrfikësit hyra në autobusin. Në autobusin kishte katër udhëtar të bllokuar, ndërsa tre ishin pa shenja jete. Kështu ka deklaruar mjekja Jelena Milenkoviq, e cila së bashku me ekipin e tij, të parët kanë arritur në vendin e tragjedisë në Leskovac.

Marketing

Tre udhëtarë për momentin dihet se kanë humbur jetën ndërsa 32 janë lënduar. Për shkak gjendjes së rëndë disa udhëtarë janë dërguar për kurim në spitalin e Nishit.
Nga autoritetet e Maqedonisë ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar lidhur me rastin.

Arsyet e aksidentit ende po hetohen, por sipas rezultateve të para nga hetimi, me siguri shoferin e autobusit e ka zënë gjumi.
Destinacioni i fundit i autobusit ka qenë Vjena.