Detaje nga incidenti në spitalin “8 shtatori”

Nuk ka pasur sulm fizik në incidentin që ka ndodhur mbrëmë në Repartin për përkujdesje intensive në spitalin “8 Shtatori”.
Sipas procesverbalit të zyrtarëve policor është denoncuar sulm verbal dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Marketing

Sipas policisë 40 vjeçari Xh.F nga Shkupi, e ka sulmuar verbalisht mjeken 41 vjeçare K.T.M. Sulmi ka ndodhur pasi ka ndërruar jetë një pacient në spital, që ka qenë familjar i sulmuesit.

Rasti është denoncuar në polic dhe kundër sulmuesit është ngritur procedurë për shkelje të rendit dhe qetësisë publike.
Në ndërkohë kanë reaguar shoqatat e mjekëve dhe përsëri kanë kërkuar siguri më të madhe për personelin mjekësor.