Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka kaluar nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit për të shkuar në Hungari. Lajmin e konfirmon edhe Policia Kufitare Shqiptare.
Sipas policisë, Gruevski ka kaluar në kufi më datë 11.11.2018, rreth orës ora 19:11, drejt Malit të Zi duke përdorur automjetin e ambasadës hungareze në Tiranë me targa diplomatike.
Policia thotë se për ish-kryeministrin Nikola Gruevski në atë datë nuk ka patur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim.
Deri më tani është mësuar dalja por ende nuk dihet se nga cila pikë doganore ka hyrë Gruevski apo nëse ka hyrë ilegalisht në vend.
Gruevski u arratis nga vendit, pasi ju hap rruga e arrestimit të tij për shkak të abuzimeve me fondet shtetërore.
Njoftimi i policisë
Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit duke iu përgjigjur interesimit të meidas në lidhje me hyrjen dhe daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë të shtetasit Nikola Gruevski, ju informon se:
Shtetasi Nikola Gruevski më datë 11.11.2018, rreth orës ora 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë.
Në datën 11.11.2018 për shtetasin Nikola Gruevski nuk ka patur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim.
Interpol Shkupi në datë 13.11.2018, rreth orës 19.35 i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas.