Detaje për hedhjen e bombës në Tetovë, lokali është në pronësi të partisë së Samka Ibraimovskit

Sot në orët e mëngjesit, në klubin e Partisë për Emancipimin e Plotë të Romëve të Republikës së Maqedonisë (PCER), i ndodhur në rrugën “Ivo Lola Ribari” nr. 152 në Tetovë, është hedhur një bombë. Ky incident shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, duke thyer të gjitha dritaret e klubit. Për fat të mirë, nuk ka pasur të lënduar, shkruan Pa Censurë.

Marketing

Kryetari i PCER, Samka Ibraimovski, shprehu shqetësim të madh për këtë akt dhune, duke theksuar se bëhet fjalë për një veprim të papranueshëm dhe intolerant ndaj romëve, jo vetëm në Tetovë, por në të gjithë vendin. “E dënojmë me forcë këtë akt intolerante dhe mosrespekti ndaj nesh dhe romëve nga ky qytet dhe nga e gjithë shteti. Kjo nuk është vetëm një sulm ndaj partisë sonë, por edhe ndaj ekzistencës sonë si komunitet,” deklaroi Ibraimovski.

Ai bëri thirrje për institucionet kompetente të hetojnë rastin dhe të reagojnë në kohë, për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla në të ardhmen. “I ftojmë institucionet e Republikës së Maqedonisë të hetojnë rastin dhe të veprojnë në kohë. Nuk mund të lejojmë që sulme të tilla të kalojnë pa përgjigje. Komuniteti ynë meriton siguri dhe respekt,” shtoi Ibraimovski.

Marketing